Vin Diesel thotë se “Furious 7″ do ta fitojë çmimin Oscar

Aktori i serisë së filmave “Fast and Furious”, Vin Diesel mendon se pjesa e fundit është aq e mirë sa e meriton edhe çmimin prestigjioz Oscar.

Diesel ka thënë në një intervistë se pjesa e shtatë e franshizës do të fitojë çmimin Oscar, nëse Akademia do të ishte më relevante, tansmeton Koha.net.

Tanimë veç është e sigurt se filmi do të “bombardojë” kinematë në mbarë botën kur të fillojë të shfaqet më 3 prill, por, përveç kësaj Vin Diesel thotë se ‘Universal Studios’ do të ketë filmin më të madh në historinë e gjithë franshizës, e madje mund të fitojë çmimin Osca përveç nëse Akademia e Filmit nuk do të marrë kurrë parasysh këto zhanre të filmave.

“Furious 7” ka kohë që është duke u përgatitur, premiera e të cilit madje është shtyrë për një vit për shkak të vdekjes së njërit nga aktorët kryesor të serisë, Paul Walker.

Lajme të ngjashme

Back to top button