Portokallitë përqeshin politikanët shqiptar të Maqedonisë (VIDEO)

Edhe pse me humor, emisioni numër një shqiptar “Portokallia” në “Top Channel”, i ka dhënë kritikën më direkte dhe më meritore pushtetarëve në Maqedoni që flasin shqip. Në një këngë ku trajtojnë ndotjen e ajrit në Tetovë, ata e kanë portretizuar sikurse ta pikturonin, kryekriminelin politik, fajtor për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve të Maqedonisë, duke e quajtur edhe Al Kapone.

“Votat i përlave, porsi një skifter,

Që veç me premtime, pushtetin e merr,

Vëndin tënd e shite, për atë kolltuk,

Në Pazar e çite, të vraftë ajo bukë

Të vraftë ajo bukë….

 

Me rrena me hile ke marr votën time,

Ke vjedhur, ke rrjepur je zhytur në krime,

I ndershëm na hiqesh, kur vjen kësaj zone

Por ne tash të njohim, se jeee… Al Kapone”.

Moderatorja e emisionit me të drejtë që në fillim konstaton se injorimi i atyre që i kanë votuar si dhe shitja e interesave kombëtare për të mbetur në pushtet, ka sjellë pasoja të tmerrshme.

“Një prej tyre është fakti se Tetova sot është qyteti më i ndotur në botë. Patjetër që qytetarët e Tetovës kanë reaguar ndaj këtij fenomeni, e kanë ngritur zërin e tyre për këtë skandal”.

Në videon më poshtë do të mund të përcillni edhe interpretimin e mrekullueshëm të vargjeve:

“Dola të përcolla të përcolla, të përcolla,

Rrugës nga Tetova nga Tetova,

Aty mu zu fryma edhe qesh tuj plas,

Ajri i helmuar duhej kundragaz”.

Ajri nuk po duket, pemët krejt janë nxi,

Korrupsioni i shtetit gjakun po na e pi,

Po na marrin jetën vetëm blozë e tym,

Na u bë Tetova sikur Hiroshimë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button