Ademi nuk luan kundër Bjellorusisë

Reprezentacioni i Maqedonisë do të jetë i dobësuar për duelin kualifikues që do ta luajë kundër Bjellorusisë në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup, pasi lëndimi e ka lënë jashtë skuadrës edhe Arijan Ademin. Mungesa e Ademit konfirmohet pasi që nga skuadra kampione e Kroacisë, Dinamo Zagreb kanë njoftuar se futbollisti i tyre ka marrë një lëndim në mesjavë dhe se nuk është në gjendje tu përgjigjet kërkesës së reprezentacionit që ai të luajë në dy ndeshjet e fundit, atë kundër Bjellorusisë dhe miqësoren ndaj Australisë. Para Ademit shkaku i lëndimit largim nga reprezentacionin për këto ndeshje kishte paralajmëruar edhe Mario Gjurovski.

Trajneri pas kësaj situate ka vendosur që vendim e Ademit ta zëvendësojë me Dushko Trajçevskin, futbollist ky që luan për kampionin aktual të Maqedonisë, Rabotniçkin.
Sipas paralajmërimeve të vet seleksionuesit Gjurovski, Ademi dhe Gjurovski është dashur të jenë titullarë kundër Bjellorusisë dhe Australisë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button