Reagime: Pse EVN ndërroi njehsorët e rrymës?!

Qytetarët vazhdojnë të ankohen për faturat e lartë të energjisë elektrike në Maqedoni, madje ata thonë që nga zëvendësimi i njehsorëve të vjetër me të rinj, faturat filluan të jenë marramendëse.

Gani Ismaili, qytetar sqaron për Portalb se diferenca e faturave para vënies së njehsorëve të rinj dhe pas është mjaft e madhe.

“Kur e kishim orën e vjetër të rrymës na vinte rryma deri në 3 mijë denarë kurse ani me orën e re asnjëherë nuk më ka ardhur ndër 5 mijë denarë dhe mjaft jemi duke kursyer. Nuk e kuptoj ku ishte nevoja e ndryshimit të orëve, pse e bënë këtë, nuk e kuptojmë”, tha Ismaili.

Duke pasur parasysh pagat në Maqedoni, faturat e rrymës janë tejet të larta, në perëndim që kanë rrogat shumë më të mëdha se ne nuk paguajnë kështu, ankohen më tej qytetarët.

“Është e tmerrshme, ora e re po e ha rrymën, na sakatuan, me 200 euro rrogë paguajmë 150 euro rrymë, po ku janë faturat tjera, ku janë veshmbathjet dhe ushqimi. Është e tmerrshme, askund nuk është kështu, vetëm te neve, se na kanë gjet. Në perëndim kam kushërinj dhe më thonë se shumë më pak se neve paguajnë rrymë kurse rrogat i kanë tre katër herë më të mëdha, mos më shumë, kjo është e tmerrshme”, tha Samet T., qytetar.

Nga EVN sqarojnë se para instalimit në vitin 2007, njehsorët kanë tejkaluar të gjitha (testet) të cilat duhet dhe janë (certifikuar) nga Ministria e Ekonomisë dhe Byroja e Metrologjisë, ku bëhet edhe licencimi i kompanive prodhuese nga këto institucine.

“Çdo version i njehsorëve para se  t’i mundësohet instalimi dhe importimi i tyre, pllombohen, ndryshe të ashtuquajtura – “pllombë shtetërore”, dhe ky proces i përgjegjësisë i takon  Ministrisë së Ekonomisë dhe Byrosë së Metrologjisë. Vetë verifikimi i pllombimit gjatë inspektimit nga ana e institucioneve shtetërore kompetente, garanton që të gjitha testet në lidhje me njehsimin dhe llogaritjen e konsumit i plotësojnë kushtet. Andaj, EVN asnjëherë nuk ka mundësi të certifikojë njehsorë pa miratimin e ME-së dhe BM-së. Pra, konsumatorët nuk duhet të shqetësohen, sepse nuk ka mundësi të ketë abuzim të matjes së tepërt të rrymës, apo shpenzim i tepërt i energjisë elektrike”, tha për Portalb, Vlera Gjakova, zëdhënëse e EVN-së.

Ajo shtoi se gjatë ndërrimit të aparatit matës, dallimi në shumën e faturës së energjisë elektrike mund ndodh për disa faktorë:  aparatet e rinj matës digjital në mënyrë shumë më precize e matin energjinë e shpenzuar elektrike në krahasim me aparatet matës mekanikë.

“EVN Maqedoni e ka obligim ligjor ndërrimin e njehsorëve matës. PO, më të zëshëm se pse janë ndërruar njehsorët mekanikë janë ata konsumatorë  të cilët kishin mundësi  të manipulojnë shumë më lehtë, në veçanti me kilovatët e shpenzuar, ndërsa me aparatët e rinj matës digjital:
Nën 1: Për dallim prej njehsorëve mekanikë, njehsorët digjitalë përfaqësojnë klasë të avancuar të saktësisë.
Nën 2: Në mënyrë shumë më precize matet energjia e shpenzuar.
Nën 3: Është e integruar ora tarifore, pamundësua e keqëpërdorimit të kohsë së tarifiës, dhe mund të programohet sistetmi tarifor i aprovuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Nën 4: Memorizohet gjendja e kilovatëve të shpenzuar, nuk kanë nevojë të servisimit, dhe më e rëndësishme- nuk mund të manipulohen nga konsumatorët.
Çmimin e energjisë elektrike nuk përcakton EVN-ja dhe akuzat që i bëhen asaj janë plotësisht të PABAZA. Çmimet, tarifat dhe struktura tarifore në Republikën e Maqedonisë përcaktohen nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRE). Pyetjet për çmimin e rrymës duhet drejtuar te KRE-ja.” arsyetohet Gjakova.

Ndërkaq  si rezultat i pakënaqësisë, qytetarët kanë hapur faqe në rrjetin social Facebook, të cilën i kanë titulluar si:  “Të gjithë kundër EVN-së” dhe “Ta heqim 33,33 % prej faturave te EVN-së” .

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Genjeshtere kulluar VJEDHIN me te madhe na rrjepenTan diten sjemi ne shtepi vetem mbramja na mbledh familjen 4 anetareshe dhe per 3 muaj me ka ardhe rryma 21000 den qe do te thot dhejteor6000 janar 9000 dhe shkurt 5000 kjo eshte apsurde se tan diten nuk punon asgje me rrymeNga kjo del se vet shteti bashk me EVN na vjedhin

  2. Miir sipas Evn ormatsit jan te atestuar,a thu pse Kosova i ka hek prej perdorimi ket model te ormatsve qe jan montu neper shpiat ose ndermarjet tona ??

  3. mire na bojn..se flejm si xhoja,a i pat fotot nga bullgaria qashtu edhe ktu tua bojm…

  4. Nuk po kuptoj qenkan mates digital po vjen pyetja se si e paska matur njehsori se kinse Jan harxhuar 8800 denar kur ne shtepin e te vlaut nuk jeton askush po Del se Jan mattes gjenial o njerz na myten kta vjellsa me njehsor digital

  5. Po e vertet se matsin e rrymes tani jan te rregulluar si don evn se me heret kur isha ne stepi paguejsha 2500-3000 denar e tani shtepin e kam te mbyllur paguaj 7200 denar kjo esht me e sakta qe evn mund te vij te un dhe te vertetohet po edhe faturat e vjetra i ruaj si deshmi edhe familjen time e kam ne austri tek un me dokunte te rregullt me date te caktuar kur ata kan ardhur ketu let te urdheroj evn ta shikoj situaten

  6. Si mund të shpjegojnë faktin se përgjatë vitit 2013 fare nuk është hapur zyra dhe “ora dixhitale” ka evidentuar 200 EURO rrymë! Rastin e kam paraqitur në EVN, ndërkohë ora është dërguar në ekspertizë, por përgjigje me shkrim nuk kam marrë asnjëherë!
    Orët dixhitale komandohen nga njerëzit e gjallë në Tokë, e jo nga jashtëtokësorët!

Back to top button