Shkelën rregullat e qëndrimit në Shengen, riatdhesohen 49 shqiptarë

49 shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen, janë kthyer nga Franca në Shqipëri ditën e sotme.

Nga të kthyerit, 25 prej tyre janë kthyer nga Franca, 4 nga Belgjika, 6 nga Finlanda, 7 nga Gjermania, 3 nga Spanja dhe 4 nga Italia.

Të gjithë të kthyerit janë penalizuar për tre vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.

Ata kanë mbërritur në Rinas, rreth orës 16.40, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga agjencia Frontex.

Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog. /noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button