Thaçi në “Die Presse”: BE të na mundësojë punësim sezonal

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në një shkrim të botuar nga gazeta austriake “Die Presse” ka thënë se liberalizimi i vizave është shumë u rëndësishëm për kosovarët.

Sipas tij, ky proces do t’ju dëshmojë atyre që Evropa nuk është parajsë. “Kosovarët duhet të kenë të drejtë t’i vizitojnë të afërmit e tyre dhe po ashtu do t’ju dëshmohet që Evropa nuk është parajsë”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet t’ju ofrojë mundësinë për punësim sezonal kosovarëve të rinj dhe punëtoreve të kualifikuar.

230

Sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, vala e madhe e migrimit është një ngjarje që nuk do të përsëritet më. “Unë jam i bindur që nuk do të ketë një valë të tillë të migrimit ilegal”, ka shtuar ai.

Optimizmin e tij, zëvendëskryeministri Thaçi e bazon në vendimin që duhet të marr Bashkimi Evropian për heqjen e vizave për kosovarët, të cilët edhe më tutje mbeten të vetmit në Ballkan që nuk kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button