Copat e aeroplanit të rrëzuar u përhapën në rreze prej 2 km (Video)

Sipas raporteve që po sigurohen nga autoritetet hetuese franceze, mësohet se Aeroplani A320 i kompanisë “Germanwings” është demoluar plotësisht, dhe mbeturinat më të shumta që kanë mbetur në një vend janë të madhësisë së një veture.

Në anën tjetër kontrollorët e trafikut ajror thonë se ata nuk morën asnjë sinjal emergjence nga pilotët që drejtonin aeroplanin, përkundër faktit se aeroplani për tetë minuta ishte përmbysur diku 10 kilometra.

Një përfaqësues nga kompania e fluturimeve “Germanwings” thotë se nuk ka shpresë të ketë të mbijetuar, transmeton Indeksonline.

Nga të dhënat që kemi nga ekipet që po hetojnë rastin, mësohet se fluturimi 4U9525 i aeroplanit të “Germanwings” ka rezultuar me një aksident fatal.

“Aeroplani është shkatërruar plotësisht, dhe copat e tij kanë shkuar rreth 2 km larg”, ka deklaruar përfaqësuesi i kompanisë.

Vendi ekzakt i rrëzimit të aeroplanit nuk dihet ende, por autoritetet janë të sigurta se aeroplani ka rënë diku në alpet franceze“Les Trois évêchés”.

Poashtu në raportet e kompanisë “Germanwings” thuhet se nuk ka pasur viktima franceze. Por ata konfirmuan se 45 spanjollë gjendeshin në bord.

Ndërkohë familjarët e viktimave që gjendeshin në bord janë nisur për në aeroportin e Dyseldorfit, prej edhe ku ishte nisur Aeroplani.

Me të mësuar lajmin e hidhur kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në vendin e ngjarjes. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button