Partia e Romëve përsëriti kërkesën për dorëheqjen e Jankullovskës

Partia për Emancipimin e Romëve (PER) përsëriti sot kërkesat për dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe për ndriçimin e vjedhjes së votave në Shuto Orizarë.

Kërkesave të së shtunës partia i bashkëngjiti edhe atë për ndalimin e trajtimit diskriminues të romëve në pikat kufitare dhe për ndalesën e udhëtimit në vendet e jashtme.

“PER kërkon dorëheqjen e parevokueshme të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, për përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Shuto Orizarë, ku poshtëron romët dhe bën një mori manipulimesh në dëm të PER­it (provë janë materialet e përgjimit të prezantuara në protestë). Në të kundërt, PER do të organizojë protesta përpara MPB­së”, thuhet në deklaratën e partisë.

Të shtunën, partia organizoi një protestë përpara Qeverisë, ku bëri emetimin e disa bisedave të përgjuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button