Mbreti lakuriq!

Hans Kristian Andersen në përrallën “Rrobat e Mbretit” tregon historinë e një mbreti, i cili bie viktimë e dy rrobaqepësish mashtrues. Rrobaqepësit i premtojnë mbretit se do t’i qepin një palë rroba me pëlhurë magjike, e cila është e padukshme për njërëzit idiotë. Pas një tejzgjatjeje kohore, rrobaqepësit ftojnë mbretin të provojë rrobat. Mbreti nuk i shikon rrobat, por është i detyruar të hiqet sikur i shikon, përndryshe pranon idiotësinë e vet. Gjithashtu, të gjithë ministrat bëjnë lavde për ngjyrat e ndezura dhe për qepjen mjeshtërore të rrobave që nuk ekzistojnë. Mbreti del përpara popullit me rrobat e reja. Papritmas, dëgjohet britma e një fëmije se mbreti është lakuriq. Ndërsa mbreti vrapon i përlotur drejt pallatit, populli ia plas gazit. Parë nga një këndvështrim serioz, përralla “Mbreti Lakuriq” të lë përshtypjen se bashkë me kufijtë përrallorë, ajo i kalon edhe ata gjeografikë dhe kohorë të përcaktuara nga autori. Janë jo të pakët popujt të cilët në një mënyrë ose një tjetër përrallën në fjalë e kanë jetuar në realitet.
Ishte vetëm një fëmijë i vogël që thirri “mbreti është lakuriq” ndërsa turma masive i bënte lavde mbretit për të mos u dukur idiotë. Kush më siguron se edhe “mbreti” tjetër shqiptar pas 2015-ës i gjendur në të njëjtën turmë nuk do të besoj tek rrobat magjike? S’ka faj mbreti kur mileti nuk e di sa idiot është vetë mileti dhe mbreti. Ndaj në Greqi apo Itali nuk ju besua më miletit për të zgjedhur mbretin, se patjetër ai milet atë mbret do të zgjedhë. Kështu që llogaritë e këtyre mbase shkojnë por …… sikur të dalë ai “fëmija” që të thërrasë “Mbreti është lakuriq” më 2015-ën plani i tyre merrë fund! Ka mundësi të ndodhë kjo ? Edhe mbase por varet nga ne.
As mos ju shkojë mendja se gropën do ta mbushin kjo kastë politike. Veç populli do bjerë në atë gropë për ta mbushur. Krahasimi mjaft i gjetur por veç për mbretin se të tjerët janë idiotë që nuk duan ta shohin mbretin lakuriq nga frika se do e pranojnë vetë që janë idiotë. Sa herë lexoj apo dëgjoj përrallisjet e këtyre ”mbretërve” vetvetiu vetëm një mendim më vjen; ku e dinë këta ”mbretër” debila se shqiptarët janë me shumicë rryça pa ndërgjegje qytetare dhe me mungesë të plotë të ndërgjegjës kolektive a kombëtare dhe bash për këtë këta më duken politikanët më të pështirë e lapangjozë në botë që harrojnë detyrën për të cilën kanë kërkuar të zgjidhen dhe janë zgjedhur, shërbimin me përulësi për qytetarët dhe vendin e vet. Por më të pështirë janë oborrtarët dhe mbështetësit, sidomos ata që mbahen dhe për ”intelektual” – pavarësisht se janë qorra e hajdutë me zile .

Lajme të ngjashme

Back to top button