Sot fillon manifestimi “Tingujt e Çarshisë”

Qendra Informative Kulturore, do të prezantojnë projektin “Tingujt e Çarshisë”, i cili organizohet tradicionalisht në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për të 7-ën herë me radhë.

Në prezantimin e projektit do të marrin pjesë kryetari i qytetit Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore, Sermine Purrini.

Manifestimi, në të cilin do të marrin pjesë shumë aktorë, muzicientë, piktorë, valltarë, do të fillojë në Portën e Çarshisë, me fillim në ora 13:00 dhe do të zgjasë deri në ora 24:00. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button