Drita artificiale gjatë natës e dëmshme për shëndetin

Mbi-ekspozimi ndaj dritës artificiale gjatë natës ka pasoja serioze dhe afatgjate shëndetësore, dhe ndihmon në zhvillimin e kancerit të gjirit, obezitetit, diabetit, depresionit dhe formave të tjera të kancerit, thotë një studim i ri.

“Është një analizë e re dhe sintezë e asaj që tani ne e dimë për efektin e ndriçimit në shëndetin tonë”, thotë Richard Stevens nga Universiteti i Connecticut.

“Ende nuk është e sigurt, por ka prova se ekspozimi i tepërt ndaj dritës artificiale rritë implikimet afatgjata në lidhje me kancerin e gjirit, obezitetit, diabetit, depresionit, dhe ndoshta formave të tjera të kancerit”, shtoi ai.

Ekspozimi i pamjaftueshëm ndaj dritës natyrale gjatë ditës dhe mbi-ekspozimi ndaj dritës artificiale gjatë natës nuk është i favorshëm për shëndetin e trupit, transmeton Lajmi.net.

“Është më se e qartë që ndriçimi i zakonshëm ka efekt në fiziologjinë tonë”, thotë Stevens.

Por, ndriçimi mund të përmirësohet. Ndriçimi më i mirë mund të zvogëlojë këto efekte të dëmshme fiziologjike. Me këtë nënkuptohet që të evitohen dritat artificiale gjatë natës, duke shmangur kështu edhe ndriçimin e pajisjeve të ndryshme si e-lexuesit, tabletët dhe celularët e mençur.

Këto pajisje lëshojnë mjaft dritë blu kur përdoren në mbrëmje dhe shtypin hormonin i cili e sjellë gjumin dhe prishin ritmin kardiak të trupit – mekanizmin biologjik i cili mundëson gjumë qetësues.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button