Jakupi: “Do të kthehemi edhe më të fortë”

Trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi pas humbjes së thellë të ekipit të tij nga Mladosti, thotë se ekipi i tij do kthehet edhe më i fuqishëm si në tre ndeshjet e para të setonit pranveror.

“Ndeshjen e filluam mire deri në minutën e 15-të kur referi referoj penallti pa mos pas aspak kontakt, por futbollistët vazhduan të luajnë edhe pas këtij ndëshkimi, krijuam dy raste, por goli dyte erdhi shume shpejt ku komplet ekipi nuk reagoj si duhet. Pjesën e dytë u munduam të bëjmë disa ndryshime që të mund ta kthejmë rezultatin, por komplet ekipi ra në aspektin psikologjik, sikur u pajtuan me humbjen, nuk funksiononte asnjë repart i ekipit, nikoqiret e shfrytëzuan këtë anemi tonin dhe çdo rast që e krijuan e realizuan. Për ne kjo humbje do të jetë si një leksion i mirë, por ne do të konsolidohemi gjatë javës që vjen, do ti analizojmë të gjitha dobësitë dhe garantoj se ekipi jone do te kthehet edhe më i fuqishëm siç ishte në tre ndeshjet e para”, theksoi trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button