E pashë me sy të blertë, dashnia kishte marrë kahje të ngushtë

E pashë me sytë e blertë që dashnia kish marrë kahje të ngushtë. Kurrë ma parë s’jam ndjerë se kjo botë është ftohur është bërë e mjerë, dashnia është bë lule në pranverë vetëm sa për hijeshi. Po t’i shikoje fytyrat e njerëzve nëpër fotografi, sa komplimenti e dëshira për me shfaqë dashni diku ku unë e quaj Fasadë sepse nuk është e vërtetë, ajo dashni është dashni sa për sy, dashni për me u tregu i/e mirë, më fal por për mua ajo nuk është dashni. Të blertë e ngjyrë e kaltërt e çeltë iknin nëpër situata ku dashnia kish marrë hov falsifikat, ish ba si për gjynah. I kam lexu fletat e ca ditarëve, kam lundruar edhe me varkat e të pasurve, në asnjë rrugtim me dashnin nuk u ndesha, dashnia është ba emër i zakont sa për ti bërë qef vetes. Ti thuash dikujt ‘’ të dua’’ lë të kuptosh shumë, por këto ditë e pashë të përdorur pak si shumë. Më mërziti fakti se nuk ishte e sinqertë, unë e stolis atë fjaë me netë të tëra se e dua të vërtetë. Dashnia është zbeh, tash as yjet nuk janë më kurioz me ditë për histori që jetojnë ende në shpirt. Fjala dashni nuk drejtohet vetëm për një çështje që u është ngulitur njerëzve në kry, e nëse përmend diku këtë fjalë në ndonjë poezi të vijnë mesazhe, a mos ke rënë në dashuri? O njeri dua të të them se dashnia nuk ka të bëjë me vetëm dashuri. Dashni për mua nënkupton falje e fjalë e butë, buzëqeshje e sinqertë, dashni është era, dielli, natyra,zogjtë , pranvera e më së shumti Shkupi e gjithçka tjetër që më mbush me gëzim. Dashni quhet shoqërimi me fëmijë, kthimi i kujtimeve, fotografitë me një shoqëri që rrallë herë e sheh. Dashni ka me mbet emër i shenjtë për tan jetën, dashni është me taku një njeri e me e përqafu për herë të parë sepse fytyra i shkëlqen, i derdh nur, dashnia është dashni e ske ndryshe si ta kuptosh. Dashni është lutja në vetmi për një shpirt që e ke përzemër, janë buzëqeshjet, rrugët që ngado që ecën gjen të shkruar një histori, çmenduritë që vetëm ti e shoqëria yte arrjnë me i deshifru, dashni është vetë fjala dashni ndryshe ske si e them as unë e as ti. Dashni është me i përshëndet njerzit në rrugë me respekt, dashni është me u sjellë mirë, me i liru karrigen në autobus një një njeriut që rrudhat e kanë mbulu, dashni është me e dhanë ndihmën pa e ndarë mendjen se a ke me u shpërbly, dashni është me derdh mesazhe mirësie, dashni është drita në mëngjes që të tregon se po jeton. Edhe ato dhuratat që i mban fshehur në shpirt, fjalët që i thua një zemre që nuk të ndëgjon por ti prap i flet, i bën në vetmi se edhe dashnia ka turp e nuk shfaqet lakuriq. Dashni është me e ba veten të lumtur, me i ngjyros ditët me të bardhë, të kaltër, e ngjyrë kadifeje. Dashnia mbetet dashni, shifër e deshifruar, emër i veçant, gëzim jetësorë, dashnia është si shpirt. Duaje dashninë, atë dashni që e ke përzemër ti.

Lajme të ngjashme

Back to top button