Komision për Lustrim debatoi për lëndët e kthyera nga Gjykata Administrative

Në seancën e fundit Komisioni për verifikimin e fakteve, mes të tjerash, debatoi rreth tre lëndëve të kthyera nga Gjykata e Lartë Administrative në Shkup.

Anëtarët e lustracionit i kanë marrë parasysh thëniet në gjykatë dhe kanë marrë vendime të reja për tre personat. Njëri prej tyre është Stevan Pavllevski, i cili ka qenë ish ­nënsekretar republikan në Shërbimin e sigurisë shtetërore, ndërsa një periudhë ka punuar edhe si zëvendës­prokuror publik.

Me këtë rast Komisioni në vendimin e ri ka bërë kufizim të veprimit të tij gjatë kryerjes së dy funksioneve ­ si nënsekretar republikan i SHSSH-­së si dhënës i urdhrave dhe si prokuror publik, sipas neneve të ligjit që korrespondojnë për urdhëruesin dhe si person, i cili ka vepruar në cilësi zyrtare në procedurë gjyqësore. Lënda sërish do të shqyrtohet nga ana e Gjykatës të Lartë Administrative në Shkup.

Për personin e dytë Haki Bediu, i cili ka qenë ndihmës shef i sektorit të dytë në SHSSH, si dhe bashkëpunëtor, është pranuar thënia e gjykatës që të largohet nga vendimi se njëkohësisht ka qenë edhe shfrytëzues i informacioneve. Lënda e tretë ka të bëjë me personin Nikolla Temellkovski ­ ish­ drejtor i ndërmarrjes publike në Manastir, i cili ka qenë i punësuar me nismë të një personi të tretë. Me këtë rast është pranuar thënia e gjykatës se ai ka qenë vetëm bashkëpunëtor, por jo edhe urdhërues.

Lajme të ngjashme

Back to top button