Bombat e mistershme dhe arroganca qeveritare

Sa te lumtur jemi bёrё, hair bёftё Zaevi, qё  na ka gёzuar pa masё me kёto bombat mistike  ndaj qeverisё sё Gruevskit. More ky, mё duket mё trim dhe mё shqiptarё se sa udhёheqёsit tonё  politikё. Nё kohёn e fundit ёshtё bёrё personaliteti politik mё i shquari dhe mё i popullarizuari jo vetёm pёr maqedonasit, por edhe pёr shqiptarёt, (turp pёr politikanёt shqiptarё nё Çfarё derexhe na kanё lёnё, votёn ua kemi dhёnё, e optimizmin e shpёtimit e kёrkojmё prej Zaevit dhe LSDM-sё). Bombat e tij tё fshehta, tё pa dukshme, e tё pa zёshme na duken se janё mё tё forta, mё tё fuqishme e mё shpёtimtare pёr ne shqiptarёt, se sa bombat e zёshme e tё dukshme tё ish-ushtarёve tё UÇK-sё, mё 2001. Shembull i qartё, konkret dhe bindёs sesi pushteti u rrёzuaka edhe jashtё parlamentit, pa pjesёmarrjen e deputetёve nё kuvend dhe se kundёrshtari politik fitoheshka edhe me heshtje protestuese. Forcat e mistershme tё bombave politike tё Zaevit paskёrkanё qenё arma mё tё forta  sesa pjesёmarrja dhe e folmja e kotё e deputetёve nё parlament, sesa shkrimet, analizat, kritikat dhe kolumnet e intelektualёve, sesa votat e mbi njёzёt deputetёve shqiptarё. Ua ka mbyllur gojёn tё gjithёve: politikanёve hipokritё, intelektualёve mizevirё, gazetarёve sahanlёpyrёs, u ka dhёnё  leksione politike, ua ka nxjerrё nё pah dyftyrёsinё dhe arrogancёn e pushtetarёve tё koalicionit qeveritarё

Po tash ku janё shpёtimtarёt politikё, qё gjatё zgjedhjeve premtonin se Maqedoninё do ta bёnin parajsё shqiptare. Çfarё u bё me partitё tona shqiptare, me çfarё ftyre do tё kёrkojnё rishtas votat tona, me çfarё do tё lavdёrohen, me luftёn çlirimtare, me ekonominё e zhvilluar, me arsim tё ndershёm,  me punёsime tё sinqerta, me flamurin kombёtar, me gjuhёn zyrtare, jo, e shumё  JO-ja tё tjerё. Bombat e mistershme tё pёrgjimeve paskёrkanё qenё granata tё fuqishme kundёr kryelartёsisё sё hapur dhe arrogancёs sё fshehur tё udhёheqёsve qeveritarё. Çallamin e dy partive politike nё pushtet e kemi dalluar lehtё nga pamjet  e tyre, por shumё vёshtirё ka qenё pёr ne, tё ngratёt, tё kuptojmё arrogancёn e tyre tё fshehur. Me anё tё bombave tё mistershme kuptojmё se arroganca fshiheshka me kryelartёsi, e kryelartёsia e politikanёve fshiheshka me lavdёrimet e tyre para popullatёs, qё pёr tё maskuar cilёsinё e pa pёlqyeshme dhe tё qortueshme tё arrogancёs. Bombat pёshpёritёse tё pёrgjimeve paskёrkanё qenё mё intelegjente se sa arroganca e pushtetarёve, pёr vetёdijёsimin tonё, pёr tё na mёsuar neve tё vёrtetёn, pёr tё na treguar padrejtёsitё, korrupcionet dhe gёnjёshtrat e pushtetarёve, pёr tё zbuluar mashtrimet, shtrembёrimet dhe tё kёqijat ndaj qytetarёve. Pёshpёritjet telefonike tё bombave pёrgjuese zbulojnё hapur sjelljet autentike tё fshehura tё arrogantёve qё duke e ditur se modestia ёshtё vyrtit, pretendojnё tё bёhen tё tillё, e tinёzisht kanё prirje pёr tё bёrё vetёm efekte shqetёsuese dhe tё padёshirueshme.

Kёta mendojnё se janё njerёzit “mё intelegjentё” dhe “mё tё drejtё”, para votuesve apo oponentёve politikё shfaqen tё gёzuar dhe me sjellje tё zakonshme. Normalisht, sjellja e tyre nuk tradhёton asnjё fije dinakёrinё e tyre. Madje, nё disa raste, ata shtiren modest me aq sukses, saqё arrijnё t’i mashtrojnё tё tjerёt. Kёta politikanё shprehin veçori tё theksuara, se kanё mendime tepёr tё mira pёr vetveten, besojnё se janё “mё tё mirёt”. Bile mirёsia politike ka depёrtuar nё thellёsinё e nёndijes sё tyre. Kur popullata ua zbulon reagimet e tyre tё padёshirueshme, kur karakteri i tyre i vёrtetё u del nё shesh, atёherё befas bёhen edhe luftarak. Duke besuar gabimisht qё kanё qenё tё nёnshtruar ndaj ndonjё padrejtёsie, pёrjetojnё gjendje traumatike shpirtёrore. Kjo prirje ёshtё shenjё e dobёsisё sё tyre. Nё thelb, kur ndeshen me diçka të padёshirueshme, arroganca e tyre bёhet evidente dhe fillojnё tё pёrjetojnё njё lloj “çmendurie” duke “hyjnizuar veten”,

Qenёsore pёr ata ёshtё qё tё njihen si tё “vyrtitshёm” dhe tё paraqiten si tё “pёrkryerit e vendit tonё”,  nё anёn tjetёr, qёllimi  i tyre kryesor ёshtё gёnjeshtra, dyftyrёsia dhe arroganca.. Bombat e Zaevit, lёndojnё krenarinё e tyre, prandaj me heshtjet e tyre mundohen tё krijojnё imazhe tё  pёrsosura  para syve tё qytetarёve. U dolёn nё pah intrigat e liga e tё rafinuara dhe tash mundohen tё  arsyetohen me çfarё do lloj metodash e rrethanash tё caktuara ndaj qytetarёve.  Lloji i tillё i arrogancёs ёshtё i rrezikshёm; ёshtё i ngjashёm me ajsbergun  (ku rreth 90 pёrqind e masёs gjendet nёn ujё).  Arroganca e tyre do tё bёhet e qartё pas njё kohe, sidomos, kur do tё ballafaqohen me dёshtime tё njёpasnjёshme dhe me kritika tё ashpra, atёherё do ta humbin durimin dhe do tё sillen keq, pёr shkak se do tё lёndohet rёndё krenaria e tyre. Me humbjen e prestigjit kёta politikanё  do tё shprehin veprime tё pa pritura, do tё bёhen introvert, tё druajshёm dhe tё vrerёt. Dobёsitё e tyre tё theksuara do tё mundohen t’i arsyetojnё me karakteret e tyre superiore dhe shumё vёshtirё do tё binden ndaj gabimeve tё theksuara; manifestimet e tyre do tё bёhen tё rrezikshme, tё papritura dhe tronditёse.

Do ta arsyetojnё papёrsosmёrinё e tyre me gёnjeshtra, duke i kritikuar tё tjerёt pёr tё mbrojtur tё metat e tyre tё zbuluara, dhe, do tё fshihen e arsyetohen pas metodave dhe veprimeve qeveritare tё liga, tё shёmtuara e tё pista. Arrogantёt politikё pёr shkak tё bombave tё mistershme pёrgjuese, pakёnaqёsinё e tyre nё fillim e shfaqin pёrmes protestave tё qeta, duken tё ftohtё akull, tё zymtё e tё zemёruar, tё brengosur e tё nervozuar. Sjelljet e tyre dal nga dalё  me kalimin e kohёs do tё bёhen  mё tё kёqija, mё tё pa logjikshme e mё tё ashpra, pёr shkak tё amoralitetit  politikё e shtetёror, Nuk ka popull nё botё qё do amoralitet dhe arrogancё politike, prandaj dhe ne, juve, s’ju duam. Adio!

Lajme të ngjashme

Back to top button