Ligji për punësim i përjashton shqiptarët të marrin vendime të rregullta pune

Truqet me miratimin e propozim-ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt pune nga ana e Qeverisë së Maqedonisë i përjashtojnë shqiptarët që të marrin vendime të rregullta pune. Ideja fillestare e prezantuar ishte që prioritet të punësimit të kenë personat të cilët janë të punësuar me afat kohor më të gjatë në institucionin ku punojnë, gjegjësisht ata të cilët kanë më tepër përvojë pune, menjëherë të parët do të punësohen me vendime të përhershme.

I vetmi kusht për transformimin e vendit të punës nga i përkohshëm në të përhershëm është që personat të jenë të angazhuar më së paku 3 muaj deri në 30.11.2014 E JO si që është miratuar ligji të punësuarit në tre muajt e fundit deri 30.11.2014.

Është e paqartë se pse u pranua nga ministrat dhe deputetët shqiptarë që ligji i tashëm i miratuar që të drejtë të kenë vetëm ata persona të cilat kanë pas kontrata të marrëdhënie të punës së përkohshme në tre muajt e fundit që do të thotë në muajin e nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë deri në 30.11.2014.

Ministrat e BDI dhe deputetët të mos heshtin për këtë propozim ligj por të japin llogari se pse 800 të punësuar shqiptarë sa ishte numri në fillim nuk do të arrijnë të marrin vendim?

Pse u ndryshua ideja fillestare dhe koncepti fillestarë i ligjit që vetë premieri e paralajmëroi? Të japin përgjigje sa të punësuar shqiptarë do të shfrytëzojnë këtë të drejtë 800 apo shumë, shumë më pak?
Mos harrojmë se ka shqiptarë të cilët 5 deri 10 vjet punojnë vullnetar të cilëve nuk ju takon kjo e drejtë. Ndërsa VMRO-DPMNE njerëzit e saj i punësuar tre muajt e fundit me kontratë të përkohshme ju jep vendime.

Lajme të ngjashme

Back to top button