“Bidai”, rekord shikueshmërie në Shqipëri

Kur është drejt përfundimit të sezonit të parë, “Bidai” është kthyer në telenovelën më të pëlqyer nga shqiptarët. Prodhimi indian, i pari në ekranet shqiptare, prek majat më të larta të shikueshmërisë përgjatë 60 minutave, nga pesë deri në gjashtë të pasdites në ekranin e Televizionit Klan, nga e hëna në të premte.

“Bidai” e përkthyer në shqip “Lamtumirë vajzëri”, përveçse një nga prodhimet më të kushtueshme për një vend si India, është historia e jetës së dy motrave, Sadna dhe Ragini, fati i të cilave varet nga bukuria e tyre.

Por mes shumë episodeve që na njohin me një kulturë ekzotike si ajo indiane, karakteri i cili është vlerësuar edhe si aktori më i mirë i ri në kinematografine Indiane është Aleku.

Nën kostumin e një personazhi me probleme mendore, Angad Hasija, ish – model, është ndër më të famshmit e Indisë dhe i preferuari i shumë vajzave. Popullariteti i tij është rritur veçanërisht pas interpretimit në “Bidai”, me një nga rolet më sfiduese dhe shteruese mendërisht për një aktor.

Pjesë e kastës së “Bidai” janë edhe shumë artistë që përbëjnë brumin e serialeve indiane. Sara Khan në rolin e Sadnes, përbën një tjetër emër të suksesshëm në vendin e jogës dhe meditimit. Bashkë me Angad Hasija, dy nga protagonistët kryesor të “Bidai”, Sadna dhe Aleku, njihen si çifti më i bukur i aktorëve në Indi./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Shum i bukur eshte bidaai e shikoi githome me pelqen shum te githa aktorat pervech aleku??

Back to top button