Arrestohen shtatë valltare në Tetovë

Në një aksion të Policisë së Tetovës, në lokalin e natës Babilon në Tetovë, janë ndaluar gjashtë shtetase të huaja dhe një nga Maqedonia.

“Në kuadër të aktiviteteve të policisë për zbulimin dhe sanksionimin adekuat të shtetasve të huaja të cilët punojnë ilegalisht, qëndrojnë ilegalisht ose janë të përfshirë në aktivitete kriminale si tregti me njerëz, prostitucion, pjesëtarët e SPB-së në Tetovë, rreth orës 1 në mesnatë kanë kryer kontroll në objektin Bablion në Tetovë. Gjatë kontrollit në objektin e locuar në rrugën Kole Nedelkovski, janë ndaluar gjashtë shtetase të huaja dhe një nga Maqedonia të cilët kanë punuar si valltare. Pesë nga këto valltare kanë qenë nga Bullgaria dhe një nga Serbia, të moshës nga 23 deri në 31 vjeçe. Shtatë vajzat janë mbajtur në Policinë e Tetovës, dhe më pas janë dorëzuar në Njësinë për kriminalitet ndërkufitarë, migracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtejshme”, njofton Policia e Tetovës.

Sipas policisë, shtetaset e huaja kanë qenë të lajmëruara në mënyrë të rregullt, por në rajon kanë punuar në mënyrë ilegale dhe gjatë ditës ata janë nxjerrë para gjykatësit për kundërvajtje në Tetovë./ Koha.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button