Gjendet një trup i pajetë në Strugë, dyshohet të jetë Uran Kupa, truproja e Ziadin Selës

Në fshatin Draslajcë të Strugës, ditën e djeshme, rreth orës 17 është gjetur një kufomë. Nga SPB Ohër kanë thënë se ekipet policore kanë kryer ekspertizë në prani të Prokurorit Publik. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar në autopsi në Mjekësinë Ligjore në Shkup me qëllim përcaktimin e identitetit.

Trupin e cila ka qenë në fazë të dekompozimit te ka vërejtur një kalimtarë rast, i cili me shpejtësi ka informuar policinë. Portali A1on shkruan se trupi sipas gjitha gjasave i takon Uran Kupës, truprojës së kryetarit të Strugës Ziadin Sela i cili u zhduk pa gjurmë që nga 6 shkurti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button