Ëndërr

Ëndrrat i lë të fluturojnë lirshëm,
Ashtu udhën për te unë e gjejnë.
Ti ke skicuar drejtimet e tyre,
Udhëtarë të lodhur, me hartat e Tua në duar,
Kthehen për ku janë nisur!
Te portat e zemrës sime të qullur me mall!

Në universin tim – veç Ti je.
Ëndrra ime e vetmuar!
Në fron smeraldesh,
Çdo ëndërr tjetër imja në prehrin Tënd pushon!

Ti i përkund ëndrrat e mia!
Unë, luhatem me fijet e shpresës sime lidhur në çdo cep të gjithësisë,
Mes yjesh,
Fle e qetë, çdokund përreth meje je Ti.

Poezi nga Shqipe Palloshi

Lajme të ngjashme

Back to top button