Ahmeti përsërit: Le të publikohet gjithçka

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në Akademinë kushtuar Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të mbajtur sonte në Shtëpinë e Armatës së Maqedonisë në Shkup, ka komentuar lidhur me situatën aktuale në vend.

Lidhur me “bombat” e publikuara të opozitës, ai tha se pavarësisht kush çka mendon dhe pret, ka bërë të ditur që gjithçka që ka për funksionarët dhe BDI për 13 vite me radhë, gjithçka që kanë le ta publikojnë.

“Ne mirëpresim çdo publikim, ne nuk trembemi. Asgjë të mos mbetet enigmatike. Të mos mbesin kureshtar. U siguroi juve dhe gjithë ata që presin me kureshtje, ju garantoj që ne nuk jemi në pushtet për pasurime personale. E kam thënë që në BDI nuk janë të gjithë engjëj, nëse eventualisht ka që kanë keqpërdorur institucionet, mban përgjegjësi. Unë e kam thënë që nuk do padisim asnjërën palë për publikimet. Ne nuk koketojmë me asnjërën palë dhe nuk punojmë me standarde të dyfishta. Atë qe e themi publikisht edhe e punojmë në jetën publike”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button