Bekim Neziri në Turqi, në ceremoninë e vendosjes së gurrëthemelit të gazësjellësit TANAP

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, me ftesë të Ministrit të energjetikës dhe resurseve natyrore të Turqisë Taner Jëlldëz, prej sot qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Gjatë qëndrimit në Turqi, ministri Neziri do të merr pjesë në ceremoninë solemne të vendosjes së gurrëthemelit për ndërtimin e gazësjellësit trans-anadolian të gazit natyror TANAP, në provincën Kars që gjendet në kufirin mes Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Gazësjellësi TANAP është projekt i përbashkët mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Azerbejxhanit dhe i njejti do të ndërtohet deri në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, ku edhe do të ndërlidhet me gazësjellësin TAP (Gazjellësi Trans-Adriatik)  i cili kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nën detin Adriatik deri në Itali.

Në ceremoninë në provincën Kars, e cila realizohet nën patronatin e presidentëve të Tuqrsisë, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit, Rexhep Taip Erdogan, Georgi Markvelashvili dhe Ilham Alijev, ministri Neziri do të ketë takim me ministrin turk të energjetikës Taner Jëlldëz, me të cilin do të bisedojnë rreth mundësisë së kyçjes eventuale edhe të Republikës së Maqedonisë në këtë projekt të rëndësishëm për rajonin.

Lajme të ngjashme

Back to top button