Berisha dënon veprimet e “diktatorit” Assad

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e tij ndaj SHBA-ve dhe NATO-s sa i përket vendimeve për çështjen e përdorimit të armëve kimike në Siri. Ndër të tjera, Berisha përmend edhe shqiptarët e vdekur në Siri, ndërsa quan Assad-in diktator që kryen krime kundër njerëzimit.

“Të dashur miq, sot dua të përshëndes qëndrimin e SHBA-ve dhe aleateve të NATO-s ndaj krimeve të fundit kundër njerëzimit të kryera me përdorim gazi nga diktatori i Sirisë Al-Assad. Ne kemi ndjekur me shqetësim të madh masakrën e popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër të cilët dhe mijëra e mijëra qytetarë sirianë me origjinë shqiptare me banim të hershem në lagjet kryesore të Alepos, por dhe në Damask”, shkruan Berisha në Facebook.

“Ne kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të mbështetur politikisht por dhe me mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhëne fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, përfundon shkrimin Berisha. 

Lajme të ngjashme

Back to top button