Kartolina e harruar në sirtar

KARTOLINA E HARRUAR NË SIRTAR

Ballet e mbështetura, fillimi i zisë

Mbushin orët e gurta të takimit

Hapat largohen nën diellin asnjanës

Duke përjetuar vdekjen …

PRIT TË TË FTOJ UNË

… bashkë me natën

Duke mbyllur gishtat fik flakën

MIKU IM…

Gjumi yt , dhomë e zbrazët dhe endem aty

Nga shkëlqimi lajkatar i shkëndijave

Gjej të tuat arsye

Si një kartolinë e harruar në sirtar !!!

PRIT TË TË FTOJ UNË

Duke qeshur me armët e tua

Çan përmes rradhëve befasisht

Duke të prishur rreshtimet

Pa varfëruar edhe vargjet e tua .

ME ËNDRRAT E ZVENITURA

Nëpër natë

E nëpër gjak

Në lotët që fshihen në fund të pusit

shoh fytyrën time të errët

Pa qiell të kaltër e të qetë…

Plagosur nga mungesa

Nga ndarja

Nga pritja për ty

le të mbretërojë mbi botë

pranvera që vdekje s’ka.

ALEATE

Mbrëmjes më ka ënda të bredh qytetit

përgjatë sinoreve të pasigurta

e nga lartë të sodis folet gjigande

të dashurisë .

Sonte do të zhduk etjen tënde

mes kalldërmave

britmë , me zë deri në qiellë

do haroj vdekjen.

Mbrëmjes … aleate e qytetit

e pllakosur rrugëve

mendimeve cliruar

pa maskë , pa hic gjë

mirënjohëse e botës !

 

Poezi nga Ermira Selami

 

Lajme të ngjashme

Back to top button