Ja sa kohë mund t’i ruani ushqimet e gatuara në frigorifer

Keni gatuar diçka dhe ju teproi? Zgjidhja është vendosja ne frigorifer, por sipas specialisteve te shëndetit publik, qe ushqimet te mos bëhen me vone te rrezikshme, duhet ditur si t’i konservoni. Ja disa rregulla qe duhen ndjekur patjetër:

Matni temperaturën e frigoriferit. Temperatura brenda ne frigorifer nuk duhet t’i kaloje 5ºC. Për këtë matje përdorni një termometër. Kujdes me derën. Dijeni qe ushqimet qe vendosen tek dera do qëndrojnë ne një mjedis me temperature me pak te ftohte. Ne te nuk duhet te vendosni ushqimet delikate si: vezët, djathin, qumështin apo mishin. Kur t’i konsumoni matni temperaturën e zierjes apo te pjekjes. Qe te largohen te gjitha bakteret apo grimcat e këqija, ushqimi qe me pare kishte qene ne frigorifer duhet te gatuhet ne te paktën 74 ºC.

Ftohini sa me shpejt. Ushqimin e ngrohur ndajeni menjëherë neper pjata ne mënyrë qe te ftohet me shpejt. Ja si ruhen disa ushqime:
Djathi
Djathi mund te ruhet ne frigorifer maksimumi për një jave nëse hapet qesja.
Perimet e gatuara
Këto perime mund te ruhen ne frigorifer maksimumi për tre apo katër dite.
Mishi i pulës
Mishi i pulës, i gatuar me pare, mund te mbahet 3­4 dite ne frigorifer.
Peshku
Peshku duhet gatuar ne temperature 63 ºC dhe mund te ruhet gjithashtu 3­4 dite.
Mishi i kuq
E njëjta gjë edhe për mishin e kuq, i cili duhet ngrohur patjetër kur te konsumohet.
Vezët e gatuara
Vezët e gatuara mund te ruhen maksimumi 1­2 dite. Nëse i ngrohni disa here ato do thahen dhe do prishen. Smoothies me baze qumështi dhe frutash
Pjesa me e madhe e njerëzve përdorin frutat e buta dhe te bëra mire neper smoothies, ndërkohe qe sugjerohet te përdoren fruta ose perime te freskëta qofshin këto edhe te ngrira. Ato ruhen me gjate ne frigorifer dhe përmbajnë me pak baktere. Gjithsesi këto lëngje te përgatitura mund t’i ruani jo me shume se dy dite sepse do humbasin tërësisht shijen

Lajme të ngjashme

Back to top button