E ftohta gjurmë!

Befas m’u kujtua një ditë si kjo e sotit,
borë po binte dhe mbulonte çdo gjë,
bardhësia erdhi me ndërrimin e motit,
melodi nuk kishte, bilbili s’nxirrte zë.

U zbukurua vendi nga ngjyrë pastërtie,
heshtja mbretëronte, s’kish asnjë zhurmë,
mbi të ftohtë po ecja me hapa sigurie,
kur ktheva kokën, kisha lënë ca gjurmë.

Vërdallë të sillem, mendja më thotë,
me gjurmë hapash që u bënë si varg,
aspak s’më pengonte koha e ftohtë,
gjurma e fundit afër, e para sa larg.

Poezi nga Ardian Haziri

Lajme të ngjashme

Back to top button