Zaev dorëzoi kallëzimin kundër biznesmenit që i bënte kuthin

Sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka dërguar në Prokurorinë publike padinë penale kundër biznesmenit Ivo Nikolov –Saçevaliev. Ai e akuzon biznesmenin se ka tentuar ta korruptojë Zaevin i cili është kryetar i komunës së Strumicës si dhe ka bërë denoncim të rremë në polici kundër Zaevit.

Avokati i itj tha se para disa ditësh biznesmeni i kishte ofruar Zaevit para dhe ndihmë për ndërtimin e një kishe kundrejt shërbimit që Komuna e Strumicës t’ia përshpejtonte procedurën.

“Reagimi i Zoran Zaevit ka qenë energjik dhe për këtë gjë ka hartuar një procesverbal me të punësuar, në
prani edhe të dëshmitarëve”, deklaroi avokati Vane Andreev.

Kallëzimi i Zaevit vjen tre ditë pasi MPB deklaroi se Zaev po hetohet nën dyshimin se ka kërkuar 200 mijë euro
ryshfet për shitjen e një trualli ndërtimor nga një biznesmen lokal. MPB këtë e bëri përderisa Zaev shpaloste “bombën e 8”, ndërsa ky i fundit i cili e priste këtë veprim tha se pushteti ka tentuar ti bëjë kurthin e njejtë sikur Lube Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button