VMRO: Bisedat janë të montuara

VMRO-DPMNE ka reaguar menjëherë pas publikimit të bombës së tetë të Liderit të opozitës Zoran Zaev.

Sipas VMRO-së bisedat telefonike që i shpalosi opozita janë të ngjitura, montuara, të prera dhe nuk janë autentike.

“Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij në LSDM sot treguan se dëshirojnë ta mbajnë gjithë shtetin nën kërcënime duke krijuar, montuar, prerë, ngjitur, shkurtuar dhe ndryshuar bisedat nëpërmjet telefonit që nuk kanë asnjë çfarë autenticiteti”,  thonë nga VMRO.

Sipas tyre LSDM-ja është shërbyese e një skenari për destabilizim të vendit, të krijojë konflikte ndërmjet maqedonasve dhe etnive të tjera që jetojnë në këtë shtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button