Meta: Akuzat e Doshit janë politike

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se akuzat e deputetit Tom Doshi për një atentat të mundshëm ndaj tij, janë bërë pas përjashtimit të deputetit të Shkodrës nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa i quajti akuzat të paqena dhe të bëra për qëllime politike.

Kryeparlarmantari i Shqipërisë Ilir Meta gjatë intervistës së dhënë mbrëmmjen e së hënës në emisionin “Opinion” , tha se fillimisht për këtë ngjarje u njoftua nga një tjetër person, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur për shkak të hetimit të prokurorisë, ndërsa theksoi se më pas kishte kontaktuar vetë me deputetin Doshi.

“Dhe më ka thënë që shiko se është ky shqetësim sepse kanë dash me vra Tomën dhe çështje kjo histori… ka qenë një gjë e bërë nga Berisha, kunati i Berishës, Kuliçi, një Eugen Beçi, një Toni Toni dhe këta kanë përmendur emrin tënd si alibi. Edhe jam habitur me këtë gjë dhe menjëherë e kam marrë në tel Tomën i cili e ka pas telefonin të mbyllur atë ditë. Më pas kam marrë Mark Frokun”, deklaroi Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh i hapur për hetim, duke thënë se është i gatshëm të përballet publikisht për akuzat e ngritura ndaj tij edhe në një emision televiziv.

“Të vijë zoti Berisha dhe zoti Doshi këtu dhe të bëjmë një ballafaqim publik dhe të gjykojë opinioni publik”, deklaroi Meta.

Lajme të ngjashme

Back to top button