Zaev: BDI dhe PDSH hyzmeqare të pushtetit

Lideri i opozitës Zoran Zaev në intervistën e dhënë për “Top Channel”, bëri të qartë se cili ka qenë roli i partive shqiptare në Maqedoni.

I pyetur se në bazë të informacioneve që posedon , cili është roli i partive shqiptare në Maqedoni?

Zaev duke iu referuar informacioneve që ka tha se edhe partia shqiptare në pushtet BDI, por edhe e ashtuquajtura parti opozitare PDSH-janë hyzmeqare të pushtetit.

“Qeveria i kontrollon totalisht dhe janë të pafuqishme për shkak të punës për perfitimeve personale. Pushteti përmes shantazheve i ka vënë nën kontroll,” ka thënë Zaev

Zaev tha se do publikohen edhe bisedat e përfaqësuesve të këtyre dy partive që do të vërtetojnë përfshirjen tyre në kriminalitet.

Lajme të ngjashme

Back to top button