Të guxojmë për të guxuar!

Shpresa e një vendi për ndryshim pozitiv është nëse rinia e saj është e shëndoshë ! Ne jemi një shtet në tranzicion dhe patjetër që do të përballemi me sfida te ndryshme … Por jemi një popull që ka më shumë se gjysmën e popullsisë  në moshë të re, ajo se çfarë ne kemi nevojë dhe që na duhet është mbështetja morale dhe financiare .

Mungesa e punësimit dhe shanca që të bëjmë një jetë të mirë kohëve të fundit ka filluar të zbehet gjë e cila më shqetëson edhe mua pa masë. Një problem që  të zgjidhet duhet që të merremi me të e jo që ta “anashkalojmë “.

Ndryshimi fillon gjithmonë nga vetja. Motivimi dhe mbështetja në këtë rast do ishte dielli që do ngrohte shumë zemrat dhe do të inspironte për të pasur durim për një ndryshim në të mirën e të gjithëve! . Sfidat që kemi kaluar në krahasim me të tanishmet ishin shumë më të vështira, përderisa kishim guxim të luftonim për ekzistencën , tani na duhet që të mbledhim forcat dhe të largojmë këtë krizë ekonomike që po përjetojmë…

“Të guxojmë për të guxuar” !

Lajme të ngjashme

Back to top button