Përsëri “Forca” më e mira në Kosovë

Gjatë fundjavës në Kosovë u zhvillua turneun ndërkombëtar “Fushë Kosova Open”, kurse si klub më i suksesshëm edhe sivjet u shpall KK “Forca” nga Shkupi e cila arriti të fitoj 21 medalje, prej tyre 6 ari, 4 argjend dhe 11 bronzi.
Vendin e parë e fituan: Dhurata Memeti (kata 7 vj), Arta Bushi 2005 (kata), Jusra Ademi (kumite 2004,-38kg), Suhejb Veseli (kata, 2006), Zubejr Bajrami (kumite – 2004,-38kg) dhe Mevlud Memedi (kumite 2001,-50kg). Vendin e dytë: Dhurata Memeti (7 vj. Kumite), Fehmi Veseli (7 vj. Kumite), Jeton Ramadani (7vj. Kata) dhe Jusra Ademi (2005, kata), ndërsa në vende të treta arritën: Abdurahman Halimi (2003, +42kg – kumite), Amel Veseli (7 vj.kumite), Arta Bushi (kumite), Jasin Osmani (2004, kumite), Bekir Memedi (2006, kata), Jelda Imeri (7 vj.), Jusuf Demiri (8 vj. Kumite), Mejrem Ibrahimi , Sajra Morina 2001 +52, Suhejla Isaki 2004 (kata) dhe Verona Ajdini kumite -47.

KK “Forca” u shpall si klub më masovik në këtë aktivitet, ndërsa Jusra Ademi anëtare e po këtij klubi nga organizatori u shpall shpresa më e mirë e këtij turneu.
“Jam shumë e gëzuar që arrita të triumfoj në turneun në Kosovë, ndërkohë shpërblimi si shpresa më e mirë po më jep vullnet që të vazhdoj punën me intensitet edhe më të madh. Tani në radhë janë garat në Shkup dhe Ulqin ku shpresoj sërish të gëzoj vetën, trajnerin Muharem Imeri dhe familjen time”, tha në fund të garave Jusra Ademi.

Sukses për të përshëndetur ka pasur edhe KK “Kushtrimi” nga Hasanbegu i cili arriti të fitoj 6 medalje, prej tyre 2 vende të para, një të dytë dhe katër vende të treta. Vendin e parë e fituan Shkelqim Ajredini (kata, 2002) dhe Emir Ramadani. Rudina Aliju ishte e dyta (30kg), ndërsa me vende të treta u kurorëzuan Enver Ramadani (-40kg), Besnik Azizi (+42kg), Besnik Kadriu (-57kg) dhe Adnan Kadriu. Në këtë aktivitet morën pjese 6 shtete, 42 klube me 319 pjesëmarrës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button