Njerëzit e trashë jetojnë më gjatë

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën e Asociacionit mjekësor amerikan thotë që njerëzit që kanë peshë të tepërt trupore në fakt jetojnë më gjatë.

Bëhet fjalë për hulumtimin gjithëpërfshirës për atë se si ndikon pesha në jetëgjatësi.

Në hulumtim kanë marrë në shqyrtim më shumë se 100 hulumtime të mëhershme, me të cilat janë përfshirë 2.880.000 njerëz dhe 270.000 raste të vdekshmërisë në botë. Megjithatë, sipas parametrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë peshë normale konsiderohet kur keni indeks të masës trupore në mes 18,5 dhe 24,9, derisa persona të trashë konsiderohen, indeksi i masës trupore i të cilëve është në mes 25 dhe 29,9, ndërsa persona obesë ata me indeks të masës trupore 30 dhe më shumë.

Hulumtimi është marrë me atë se sa gjatë kanë jetuar njerëzit, çfarë shëndeti kanë pasur kur kanë vdekur dhe si kanë vlerësuar kualitetin e jetës së tyre. Njerëzit e trashë, është treguar që kanë pasur pesë për qind shkallë më të ulët të vdekjes së parakohshme se ata me peshë normale.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë treguar që pesha e tepërt trupore ka përparësitë e veta. Rezultate të ngjashme janë komunikuar edhe pas hulumtimit të vitit 2005, por shumica kanë qenë skeptik. Hulumtimi i tillë është shpallur “bërllok”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button