Gruaja përpiqet të ikë, burri ia then xhamin e veturës me sëpatë

Policia ka ngritur padi penale për dhunë ndaj një shtipjani, për shkak se fizikisht i ka sulmuar gruan dhe vajzën e tij, e kur janë munduar të ikin, me sëpatë e ka thyer xhamin e veturës në të cilën kanë qenë të dyjat.

Incidenti në të cilin M.Z. (40) nga fshati Orizarë e Epërme e Velesit, e ka sulmuar familjen e tij ka ndodhur më 12 gusht. Sulmi ka ndodhur pas zënkës verbale ndërmjet anëtarëve të familjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button