Plani i sulmit në Siri, The Guardian: Shqipëria në hartë

Nëse Kombet e Bashkuara vërtetojnë se në Siri janë përdorur armë kimike dhe vendosin të ndërhyjnë ndaj regjimit të Al Assad, atëherë gjatë sulmeve do të përdoren edhe 4 aeroplanmbajtëse dhe dy luftanijet britanike që qëndrojnë në Shqipëri.

Hartën e ndërhyrjes së mundshme ushtarake, e ka publikuar prestigjiozja britanike “The Guardian”, e cila rendit 8 vendet nga ku do të bëhet ndërhyrja.

Sipas gazetës britanike tre lojtarët kryesorë në rast të një sulmi janë Britania, SHBA, dhe Franca, të cilat kanë dislokuar forcat të shumta ushtarake në Mesdhe.

“Britania ka 4 anije luftarake, nën flamurmbajtesen HMS Biwark, një transportues helikopterësh  dhe dy fregata në Shqipëri. SHBA ka vendosur 3 anije (destroyers) në lindje të Mesdheut, të  mbështetura nga një e katërt, USS Mahan.

Franca ka avionë Rafael dhe Mirazh të vendosur në Arabine Saudite gjë që mund të mbërrijnë në Siri përmes bazave amerikane në Incirlik dhe Izmir të Turqisë dhe bazës së Forcave Britanike në Akrotiri, Qipro e kanë më shumë gjasa të jenë pikënisje për ndonjë sulm te mundshëm”- shkruante dje “The Guardian”

The Guardian publikon një hartë ku janë dislokuar mjetet ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë.

Në Itali dhe Greqi janë dislokuar mjete ushtarake amerikane. Në Shqipëri Qipro janë mjetet ushtarake britanike.

Ndërkohë prania e forcave britanike në Shqipëri prej disa ditësh është deklaruar si një stërvitje e  përbashkët shqiptaro-britanike në kuadër të NATO-s, me emrin “Albanian Lion 2013”. Forcat Britanike në Shqipëri ndodhen në brigjet e Jonit prej 24 gushtit dhe do të zgjasë deri më 13 shtator.

harta the guardian

(Foto: Harta e pozicionimit të bazave ushtarake e pulbikuar nga “The Guardian”)

Autoritetet e SHBA, Britanisë, Francës do të mblidhen rreth 100 km larg Damaskut, pikërisht aty ku armët kimike mendohet të kenë shkaktuar vdekjen e qindra civileve.

Gjeneralët e lartë nga Gjermania, Kanadaja, Italia, Arabia Saudite dhe Katari pritet gjithashtu të marrin pjesë në një takim që do të zhvillohet sot dhe  cili do të përkojë me atë të ekspertëve të armëve të OKB, në një përpjekje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, dhe kush fshihej pas sulmit.

“Presidenti Obama i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes që të përgatisin opsionet për të gjitha të papriturat”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Chuck Hagel, gjatë fundjavës.
Analistët britanikë komentojnë se ndërhyrja e mundshme në Siri, do të jetë e ngjashme me atë të Kosovës në vitin 1999.

Ministria e jashtme siriane vendosi të dielën të lejojë OKB që të kryejë hetime lidhur me faktin nëse janë përdorur apo jo armë kimike në këtë vend./ Shqiptarja 

Lajme të ngjashme

Back to top button