Komisioni për lustrim deri më tani ka shpallur 150 spiunë

Për katër muaj Komisioni për verifikimin e fakteve ka kontrolluar 220 dosje në Arkivin shtetëror të Maqedonisë, në periudhën prej 31 korrikut të vitit të kaluar deri më 31 janar të këtij viti, janë lustruar 25 bashkëpunëtorë me shërbimet e huaja dhe me urdhërdhënësit. Në të njëjtën periudhë anëtarët e përbërjes së dytë mandatare të Komisionit për verifikimin e fakteve kanë përpunuar 65 raporte për përcaktimin e fakteve për personat kandidatë për bartës të funksioneve publike apo të autorizimeve publike dhe ish-­bartësve apo bartësve aktualë të funksioneve publike apo ushtruesve të detyrave publike apo autorizimeve publike. “Në këtë periudhë 25 persona janë shpallur bashkëpunëtorë me shërbimet prej të cilëve 12 persona kanë vdekur, ndërsa 13 janë gjallë. Ndryshe, nga viti 2009 deri më tani si bashkëpunëtorë dhe dhënës të urdhrave janë shpallur mbi 150 persona, ndërsa janë kontrolluar 30.935 persona”, theksoi Komisioni për verifikimin e fakteve, Predrag Dimitrovski.

Një prej këtyre 25 personave është kandidat për bartës të një funksioni publik apo autorizimi publik, ndërsa 24 persona të cilët kanë qenë bartës të funksionit publik apo autorizimit publik. Në periudhën e ardhshme, siç paralajmëroi Dimitrovski, Komisioni do të vazhdojë me kontrollin e dosjeve historike dhe operative në Arkivin shtetëror të Maqedonisë. “Për këto katër muaj të gjithë anëtarët tashmë kanë kontrolluar nga 20 dosje në Arkiv, që gjithsej janë 220 dosje, të kontrolluara shtesë janë edhe dosjet në bazën e Komisionit”, thotë Dimitrovski. Janë mbajtur 17 seanca, ndërsa Komisioni vendimet i sjell me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. Që të jenë vendimet të plotfuqishme, për to duhet të votojnë të paktën gjashtë anëtarë të Komisionit.

Në këtë periudhë kundër vendimeve të Komisionit për verifikimin e fakteve para Gjykatës Administrative kompetente janë shtruar pesë padi. Komisioni për të gjitha paditë e shtruara është përgjigjur në afatin e paraparë ligjor me parashtrimin e përgjigjeve për paditë

Lajme të ngjashme

Back to top button