Rooney ‘kërcënon’ Arsenalin

Manchester United dhe Arsenali, do të vihen përballë në çerekfinale të FA Cup, ditën e hënë. Ky trofe ka një rëndësi të madhe për Wayne Rooney, të cilin asnjëherë se ka fituar,andaj sulmuesi anglez mendon se ka ardhur koha, që të arrijë lavdinë në këtë kompeticion.

“Ne do të luajmë një çerekfinale të Fa Cup ndaj Arsenalit të hënën, dhe kjo është e rëndësishme për ne”, deklaroi Rooney.

“Ne nuk kemi qenë në finale që disa vjet, ne duam ta fitojmë këtë ndeshje, që të vazhdojnë tutje, ka ardhur momenti ynë”, shtoi Rooney.

Lajme të ngjashme

Back to top button