Njerëzit me sy të kaltër kanë të njëjtin paraardhës

Shkencëtarët analizuan ADN-në e 800 njerëzve me sy të kaltër dhe përfunduan se gjithë njerëzit me sy ngjyrë e kaltër ndajnë të njëjtin paraardhës.

Sytë janë organi më kompleks në trupin e njeriut dhe shpesh u referohemi si “dritarja e shpirtit”. Gjithashtu, sytë e kaltër janë një prej variacioneve të ngjyrës së syve, e cila i ka intriguar më tepër njerëzit.

Por, nëse para 10 mijë vitesh nuk do të kishte ndodhur një mutacion gjenetik, sot do të kishim vetëm njerëz me sy ngjyrë kafe.

Në një studim të Universitetit të Kopenhagenit (Danimarkë) u arrit në përfundimin se gjithë njerëzit me sy ngjyrë e kaltër ndajnë të njëjtin paraardhës.

Nga gjithë pjesëmarrësit në studim 99.5% kishin të njëjtin mutacion në gjenin që influencon ngjyrën tonë të syve. Thënë ndryshe, ata ndajnë të njëjtën ADN.

Kjo tregon gjithashtu se një person ka qene përgjegjës për mutacionin.

Mutacionet mund të ndodhin për një sërë arsyesh, shkruan Anabel. Disa besojnë se sytë e kaltër i kanë bërë njerëzit më tërheqës si partnerë, bazuar në përzgjedhjen natyrale. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button