Apple tejkalon Samsung dhe bëhet prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë

Zyrtarisht Apple ka mundur prodhuesin më të madh të smartfonëve deri më tani, Samsung. Muajt e fundit Apple ka shitur më shumë produkte se Samsung dhe kjo falë rritjes së kërkesave për pajisjet Apple në tregun kinez. Kompania amerikane shiti 74.8 milion smartfonë, afërsisht 1 milion më shumë se 73 milion njësitë e Samsung, raporton firma kërkimore Gartner. Shitjet e iPhone të Apple, ishin këtë vit 25 milion më të larta se në të njëjtën periudhë vitin që kaloi. Në pjesën më të madhe kjo i detyrohet bumit të shitjeve në Kinë që e rendit kompaninë Apple si shitësin më të madh të smartfonave në tregun kinez por tanimë dhe në atë botëror.

Veç rekordit në numrin e pajisjeve të shitur, Apple vendosi dhe një rekord të ri përsa i përket të ardhurave nga shitjet, të cilat kaluan shifrën e 18 miliard dollar. Apple ka kohë që cilësohet si një kompani më e vlerësuar se Samsung por së fundmi volumi i shitjeve të saj ka kaluar shitjet e Samsung. Raportet e fundit kanë treguar se Samsung është duke kaluar një periudhë të keqe. Këtë vit Samsung shiti 10 milion më pak telefona se vitin e shkuar, kjo për vet faktin se Galaxy S6 nuk rezultoi aq i suksesshëm sa pritej si dhe konkurenca në rritje. Në tremujorin e katërt të vitin 2014 raportet arritën në përfundimin se Samsung ka humbur 10% të pjesës së tregut. Për këto arsye tani po ushtrohet një presion i madh mbi Samsung.

Firmat e tjera kineze si Xiaomi, Huawei dhe Lenovo, të cilat nuk kanë shumë vite që operojnë në treg, kanë filluar të hyjnë në pjesën e tregut të Samsung duke i ofruar konsumatorëve telefona me kosto të ulët, ekonomik dhe që plotësojnë nevojat e tyre pavarësisht buxhetit. Këtë vit Xiaomi ka raportuar një rritje masive në numrin e njësive të shitura ku janë shitur 19 milion njësi në vetëm tre muajt e fundit. Kjo firmë është zgjeruar dhe në tregje të reja si

Indonezia, India dhe Meksisa dhe po përgatitet të hyjë dhe në tregun europian. Pas tij renditet Lenovo me 24 milion njësi të shitura dhe Huawei me 21 milion të tilla. Samsung e ka vënë re rrezikun të cilit i kanoset ndaj dhe lancoi Galaxy S6 dhe S6 Edge. Dy smartfonë të nivelit të lartë që përfaqësojnë përpjekjet e kompanisë për të rifituar sërisht suksesin në treg. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button