Reshjet përmbytin sërish Vlorën, rrugët bllokohen nga uji

Reshjet e dendura të shiut, që ranë mbremjen e së enjtes, kanë sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve të Vlorës.

Situata më problematike ishte në lagjet “Pavarësia”, “28 Nëntori”, në zonën e Skelës, hyrja dhe dalja e qytetit, që kanë qenë nën ujë. Megjithëse punonjësit e shërbimeve ishin në gatishmëri nuk kanë mundur të largojnë ujin, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.

Qyteti i Vlorës vuan përherë mungesën e kullimit të ujërave, edhe kur shiu nuk ka intensitet të lartë, pasi kanalizimet janë të vjetra dhe shpeshherë të bllokuara, duke shkaktuar përmbytje edhe me pak shi.

Lajme të ngjashme

Back to top button