Kërcënohet dëshmitarja kryesore në vrasjen e Nemtsovit

Autoritetet e Ukrainës kanë thënë se kanë hapur një hetim penal, pasi dëshmitarja kryesore në vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, ka thënë se është kërcënuar.

Anna Durytska, modele 23 vjeçe nga Ukraina, ka qenë me Nemtsovin kur ai është qëlluar për vdekje në qendër të Moskës, më 27 shkurt.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka thënë se Durytska i ka deklaruar policisë në Kiev se ka marrë kërcënime nga njerëz të panjohur.

Raportohet se prokurori i përgjithshëm, Viktor Shokin, ka urdhëruar që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e Durytskas.

Durytska ka thënë më 3 mars se nuk e ka parë vrasësin e Nemtsovit./rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button