Erdogan: Turqia do të mbështesë të drejtat e grave

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se qeveria po mbështet gratë me fëmijë, në mënyrë që ato të mund të qëndrojnë në fuqinë punëtore.

“Ne jemi duke bërë “diskriminim pozitiv” për gratë në fushën e punës,” tha Erdogan në një takim me punëtore femra të mbajtur në Ankara.

Deklaratat e Erdogan erdhen tani kur bota po behet gati për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i përmendur stimukimet qe po i jep qeveria turke për gratë, me qëllim të krijimit të një ekuilibri më të mirë punë-jetë.

“Ne nuk do të lejojme punëdhënësit qe te bllokojnë gratë me fëmijë nga detyrat e tyre të prindësisë,” tha Erdogan.

Ai tha se qeveria gjithashtu mbështeti një rol më aktiv për gratë në forcat e punës, duke shtuar: “. Fëmijët nuk janë pengesë për asnjë punë”

“Vendet e forta janë të ndërtuara nga familje të forta, dhe gratë janë garanci e familjeve të forta,” tha ai.

Erdogan tha se gratë që duan të nisin biznesin e tyre do të kenë subvencionet e qeverisë, së bashku me mbështetje tjetër për vendet e punës që punësojnë gratë.

“Shpresojmë se ne do të kemi edhe më shumë gra deputete në parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit,” shtoi ai.

“Ne nuk e lejojnë diskriminimin ose padrejtësite ndaj grave në vendet e punës apo ndonjë kufizim në jetën e tyre shoqërore,” tha ai.

Ai gjithashtu dënoi ekspozimit e femrave ndaj dhunës.

Dhuna ndaj grave ka dominuar axhendën e brendshme kohët e fundit në Turqi, pas vrasjes brutale të Ozgecan Aslan, një studente 20-vjeçare e vrarë në provincën jugore të Mersin, në muajin shkurt.

Erdogan kritikoi ashpër ata që e margjinalizojnë dhe kategorizojnë gratë për shkak të paraqitjes dhe rrobat e tyre.

“Ata që injorojnë gratë duke i shitur vetëm si prone, por imponojnë ndalime mbi gratë që mbulojnë veten e tyre për shkak të besimit të tyre nuk kanë të drejtë as për ta shqiptuar fjalen “grua” tha ai, duke i quajtur qëndrimet e tilla si “abuzimin e vërtetë të trupit të gruas.” /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button