Recension: Shpallje për drejtor të ri të Fondit për shëndetësi deri më 15 mars

Mungojnë aktorët kryesorë, e poashtu edhe arsyet pse, e as përgjigjet “për shkak se”, mirëpo nga ana tjetër, është sqaruar në mënyrë të detajuar procedura formale se si duhet të përfundohet një procedurë!!! Është e pakuptueshme të flitet për përmbylljen ligjore të procesit të emërimit të njerëzve të parë të Fondit për shëndetësi, e me këtë rast të mos thuhet asgjë se pse edhe bëhet zgjedhja e udhëheqësve të rinj të një institucioni të rëndësishëm. Nëse nuk është selektivitet, atëherë është joprofesionalizëm i madh?!

Firefox_Screenshot_2015-03-03T21-40-34.556ZLinku deri te artikulli origjinal: Shpallje për drejtor të ri të Fondit për shëndetësi deri më 15 mars

Data dhe koha e publikimit: 28.02.2015, 17:56

Data e recensionit: 03.03.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

I ETSHËM NËPËR UJË

Pritni, këtu dëgjojmë për një “procedurë të hapur dhe transparente për motivimin e kandidatëve më të aftë dhe kualitaitvë që të paraqiten dhe ta fitojnë mundësinë për t’u zgjedhur…” , mirëpo nuk dëgjojmë se pse ka procedurë të re për zgjedhjen e njerëzve të parë të Fondit për shëndetësi? Domethënë, na sqarohet procedura, që në gjithë këtë rast është aspekti formal, e askund nuk është aspekti esencial – përmbajtja. Duhet ta dëgjojmë zëdhënësin e qeverisë, i cili, normalisht, atë e ka punë, na e sqaron hapjen e konkursit dhe kush mund të paraqitet, mirëpo nuk sqaron, ose nuk është pyetur, pse është ndërmarrë ky hap. Prandaj, në këtë tekst mungojnë elementet serioze, të cilat padyshim e tregojnë pasqyrën reale për gjithë këtë ngjarje.

Еlementi 1: Ka konkurs të ri për shkak se u tërhoqën drejtorët e mëparshëm.

Еlementi 2: Drejtorët e mëparshëm dhanë dëroheqje pas rastit me vdekjen e Таamarës – fëmijës, lënda e së cilës për shërim jashtë vendit nuk arriti të dalë në kohë nga labirintet e sistemit shëndetësor.

Еlementi 3: Pas tërheqjes së dy drejtorëve, qeveria në mënyrë eksprese emërdoi u.d. drejtoreshë dhe pas vetëm një dite u bë pishman për shkak se kandidatja nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme. Prandaj, Fondin, në vend të saj, tani e udhëheq një u.d. drejtoreshë tjetër dhe një u.d. drejtor plotësues.

Të merremi vesh, këto janë segmente shumë të rëndësishme që të anashkalohen aq lehtë. Përveç tyre, sqarimi i zëdhënësit të qeverisë për kriteret e përzgjedhjes, i ngjan një cope të parëndësishme të mozaikut. Paramendoni, nëse ndonjë lexues, i cili nuk ka pasur njohuri se çka ka ndodhur gjatë dy javëve të kaluara në Fondi, e sheh vetëm këtë artikull – me siguri do të mendojë se bëhet fjalë për procedurë të rregullt, e jo për procedurë të jashtëzakonshme dhe të detyruar. Pra, qeveria është tepër transparente dhe pret kandidatura kualitative, e paraprakisht ka bërë gabim dhe shpejt e shpejt ka angazhuar njeri që assesi nuk është i përshtatshëm për atë pozitë?! Assesu nuk mundet, dhe gjithsesi nuk guxon, që gazetari ta anashkalojë diletantizmin e organeve përgjegjëse, gjegjësisht shtetit, me të cilin i janë qasur problemit. Ky është një selektivitet i tepruar që është i palejueshëm për një tekst kredibil gazetaresk. E nëse nuk bëhet fjalë për këtë, atëherë ky është shembull për qasje joprofesionale.

Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në bartjen e informatave, gazetarët do të jenë të sinqertë, objektivë dhe të saktë – Kodi i gazetarëve.

Deshëm apo s’deshëm, një qasje e tillë sipërfaqësore, e qëllimshme-e paqëllimshme, me vete tërheq edhe përshtypje për anshmëri, sikur dëshirohet që organet përgjegjëse të paraqiten në dritë të shkëlqyer, pa e potencuar se ata kanë bërë gabim, edhe atë të madh. Tashmë theksuam se marrja më tepër me aspektin formal, se sa atë thelbësor të gjithë çështjes, shkakton “zbrazëtira” në tekst, të cilat pastaj ndikojnë në kualitetin e përmbajtësisë – më së paku që mund të thuhet është se ajo është gjysmake. Sikur qëllimi ka qenë që të bëhet një raport, në këtë rast televiziv, mirëpo pa k trajtuar çështjet kryesore dhe pa kërkuar përgjigje nga përgjegjësit. Puna është “le të kemi një material për ditarin”, mirëpo rezultati ka dalë “libra një metër edhe atë me ngjyrë të njëjtë sikurse mobiljet”– me rëndësi është forma, ndërsa përmbajtja është e dorës së dytë. Jo gjithçka bëhet me çdo çmim.

Vlerësimi përfundimtar është se kemi përpjekje mediatike për të na bartur të etshëm nëpër ujë.

Lajme të ngjashme

Back to top button