FFM vendosi, futboll të martën e të mërkurën

Ndeshjet e xhiros së 19-të të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë dhe ato të xhiros së 16-të të Ligës së dytë, janë shtyrë dhe do të luhen të martën e të mërkurën, e gjithë kjo ndodhi shkaku i të reshurave të borës dhe motit të keq në shumë vende të Maqedonisë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë, (FFM), zyrtarisht ka konfirmuar se nesër me fillim në orën 14:00do të luajnë vetëm Rabotniçki – Horizont Turnova. Ndërsa të martën do të luhet ndeshjet Renova – Bregallnica dhe Vardari – Metallurgu, ndërsa për të mërkurën është planifikuar të luhet ndeshja Sileksi – Teteksi dhe Shkëndija – Pelisteri.

Në Ligën e Dytë, nesër me fillim në orën 14:00do të luajnë ndeshjen vetëm Shkupi – Gostivari në stadiumin në Çair.

Tre ndeshje do të luhet të martën (14:00) Vëllazërimi – “Skopje”, Drita – Napredoku dhe Euromilku – Makedonija G.P. Ndeshja e fundit e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë luhet të mërkurën ku do të takohet Kozhuvi – Mlladost C.D. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button