Veseli me dy disfata në Bullgari (Video)

Besmir Veseli e ka mbyllur shumë shpejt garimin në kuadër të turneut prestigjioz në mundje U23, “Petko Sirakov – Ivan Iliev”, që këtyre ditëve po organizohet në Sofje të Bullgarisë. Njëri nga dy përfaqësuesit e Maqedonisë dhe klubit të mundjes Liria në këtë turnir të fuqishëm, nuk pati fat me shortin e hedhur në kategorinë deri në 74 kilogram, duke u takuar që në fillim me një nga favoritët kryesor. Veseli, fillimisht u paraqit ndaj garuesit nga Gjeorgjia, Tarzan Maisuradze, nga i cili humbi me dush teknik, ndërsa më pas, në garën e repasazhit, edhe pse regjistroi paraqitje të mirë, në fund humbi edhe luftën e dytë.

Kundërshtari tjetër ishte turku Ahmet Ertyrk, ndaj të cilit nuk e nisi edhe aq mirë edhe përkundër luftës së mirë në raundin e dytë, në fund u desht të pajtohet me fatin dhe humbjen prej 10-6. Ndërkohë, pas Veselit, paraqitjen e tij në Sofje do ta regjistroj edhe përfaqësuesi tjetër i Lirisë, Jasin Rexhallari. Mundësi më i mirë i Maqedonisë, do të del në dysheme të dielën, në kategorinë deri në 61 kg.

Lajme të ngjashme

Back to top button