Nuk mbeti më kujt t’i besojmë!

Nëse Zoran Zaevit, liderit opozitarë, nuk mund t’i besojmë, atëherë kujt, nëse e zbatojmë parimin e njëjtë të ballafaqimit të deklaratave, mund t’i besojmë?

Tek Zaev vërehet se nuk mund t’i besohet sepse në takimet që i ka pasur me kryeministrin Nikolla Gruevski, i ka thënë se regjistrimet nga bisedat e përgjuara i ka na shërbimet e huaja, që më pas në konferencë shtypi të thotë se e ka gënjyer kryeministrin që mos t’u bëj dëm njerëzve që i kanë ndihmuar.

Kështu zhvillohet biseda mes Gruevskit dhe Zaevit në regjistrimet e bëra në kabinetin e kryeministrit:

Gruevski: Ti më thua se të huajt t’i kanë dhënë?

Zaev: Të huajt de…të huajt.

Gruevski: Shërbim i huaj?

Zaev: Shërbim i juaj…që nuk është nga fqinjësia…normalisht…më larg…shërbim i huaj.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për atë pse i ka thënë Gruevskit se materialet janë nga shërbimet e huaj, Zaev tha:

-Gjatë katër takimeve në kreun më të lartë, mbahej takim këtu, në parti dhe u vendos- të shkojmë. Por, e dimë se na incizon, çdoherë. Sepse ne e dimë çfarë kemi në duar dhe deri ku do të shkoj ky njeri. Po të ishit në vendim tim, a do t’i tregoni njerëzit? Njerëzit që kanë marrë guxim, kanë marrë guxim në regjim të tillë, në çfarë krimi? Që këtyre njerëzve apo jo- njerëzve këtë t’ua themi?

Gruevski në konferencën e dytë për rastin “Puçi”, të cilën e mbajti në Qeverinë e R. së Maqedonisë, disa herë theksoi se autenticiteti i regjistrimeve që Zaev i publikon në opinion do të dëshmohet në gjykatë. Përkundër kësaj, regjistrimet i quajti si të montuara.

Në ngjarjen e njëjtë, Gruevski së pari tha se regjistrimet që janë publikuar në opinion janë regjistruar në kabinetin e tij si pjesë e masave të posaçme hetimore, por më pas refuzoi të përgjigjet në pyetjen se kush i ka publikuar në opinion dhe pse askush nuk jep përgjigje për këtë.

Zaev, pasi filloi me publikimin e “bombave” dhe pas aksionit “Puçi” ngarkohet se së pari tha se nuk e njeh Verushevskin, më pas se e njeh, dhe më pas se ka tentuar t’i siguroj vizë pune.

Në konferencën e shtypit të zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov ai tha se kreu i LSDM-së nuk ka kontakte të afërta me Zoran Verushevskin, që më pas Zaev, në intervistë për 24 Vesti të thotë se është njohur me ish kundër- zbuluesin dhe se ka dashur t’i nxjerr vizë që të ik jashtë vendit.

Zoran Stavrevski në bisedat private, që i publikoi Zaev, thotë se ekonomia është katastrofale, ndërsa para opinionit në konferencë shtypi deklaroi se si kemi qenë një prej ekonomive më të mira në Evropë. Më pas, përgojon kolegët dhe thotë se kur flet në Qeveri ndihet sikur flet para “idiotëve apo fëmijëve të vegjël” ndërsa njëkohësisht, në konferencë publike, thotë se është normale është ministrat të kenë mendim të ndryshëm.

Ai, për shembull, sikur ka dy fytyra të ndryshme: një kur flet me ministren e punëve të brendshme Gordana Jankullovska e krejtësisht fytyrë tjetër kur i drejtohet opinionit. Në bisedat me Jankullovskën, Stavrevski thotë se nuk është “magjistarë” dhe se nuk mund të siguroj para për çfarëdo budallallëku, se buxheti është i zbrazët dhe se do të duhet ose të shkurtohen pagat ose të largohen njerëz nga punë që nuk janë të nevojshëm.

Stavrevski në konferencën të jashtëzakonshëm për shtypi tha se vitin e kaluar Maqedonia ka pasur rezultat në raport me rritjen ekonomike dhe se borxhi shtetërorë i vendit është më i vogël për 35% nga BPV.

-Vitin e kaluar kishim rezultatin e dytë më të mirë lidhur me rritjen ekonomike. Borxhi shtetërorë i R. së Maqedonisë sot është nën 35% të BPV, që është mes katër shteteve evropiane me borxhin më të vogël. Reformat që i ndërmerr kjo qeveri tanimë sollën 30 kompani të huaja ndërsa këtë vit priten investime të 25 kompanive tjera. Ia dolëm që papunësinë që e trashëguam nga LSDM prej 37% ta ulim në 27,9%, që do të thotë se janë hapur 125 mijë vende pune. Këto janë rezultatet e Qeverisë dhe ekipit ekonomik të kësaj qeveria- deklaroi Stavrevski.

Disa orë pasi në opinion u publikua regjistrimet nga bisedat e përgjuara, ku Stavrevski me fjalë të pahijshme e përshkruan kryeministrin dhe kolegët, në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp theksoi se “është normale që njerëzit të kenë mendim të ndryshëm”.

-Ministrat kanë mendim të ndryshëm. Ne të gjithë këto mendime i shpalosim në tavolinë, debatojmë për to, këmbejmë argumente, dëgjohemi, secili ka pozicionin e vet, secili i nxjerr argumentet e tij. Ndonjëherë ky debat mund të jetë më e ashpër, ndonjëherë më e qetë, ndonjëherë zgjat me ditë, ndonjëherë me orë, por në fund e përbashkëta nga e tërë ajo është se përmes argumenteve sillet zgjidhja më e mirë për qytetarët e Maqedonisë.  Në këtë mënyrë, çdoherë i zgjidhim gjërat në interes të qytetarëve dhe i konfirmojnë prioritetet e Qeverisë- tha Stavrevski.

Mile Janakievski gjithashtu në bisedat private me kryeministrin Nikolla Gruevski thotë një gjë ndërsa në opinion krejtësisht diçka tjetër.

Ministri i transportit dhe lidhjeve në bisedën (regjistrim që e publikoi Zoran Zaev) merret vesh me kryeministrin dhe kur dhe si duhet të prishet objekti “Cosmos” i Fijat Canoskit.

 Një ditë pasi LSDM publikoi regjistrimet me këto biseda, ministri Janakieski tha se objekti “Cosmos” ka qenë “i prishur në mënyrë legale”.

-Inspektorët ndërtimor kanë vërtetuar se investitori ndërtoj objekt që është më i lartë për 1,5 metra dhe me këtë del nga plani i paraparë në projekt. Dy herë ministria e transportit dhe lidhjeve ia ka anuluar ankesat e Canoskit për të kërkuar kushte për lokacionin dhe leje për ndërtim. Me vet faktin që Canoski pas vërtetimit të gjendjes faktike se objekti i ndërtuar nuk është në përputhje me projektin kërkon që mos t’i shembet, por se gjatë ndërtimit të ndryshojë projektin, për çka vet ai deklaroi para mediumeve, vërteton se ka ndërtuar objekt i cili del nga plani i paraparë- tha ministri i transportit dhe lidhjeve.

Në regjistrimet nga bisedat e përgjuar që LSDM i lëshoi të hënën, Gordana Jankullovska i thotë Stavrevskit se policia “kursen për benzinë” dhe se pajisja gjegjësisht krevatet në të cilat flenë janë nga koha e APJ.

GJ: Abe, unë dje lidhur me stacionin policor. Njerëzit, do të thotë kërcejnë nga gëzimi, si fëmijët të vegjël gëzohen sepse kanë plloça dhe banjë dhe dritare që mbyllen. Paramendo deri këtu ka ardhur puna. Ata vet i kanë thënë ndërsa flenë në krevate nga hekuri ndërsa në qebe shkruan APJ.

Në konferencën e djeshme për shtyp në pyetjen nëse policia ende flenë në qebe të APJ-së, Jankullovska e vlerësoi si “pohim malicioz” dhe nuk deshi të komentoj, por për gjendjet në polici tha se “asnjë qeveri aq shumë nuk ka investuar në pajisje dhe mjete për punë në polici”.

Lajme të ngjashme

Back to top button