Kryesuesja e grupit për miqësi me Maqedoninë do të tërhiqet nga Kongresi i SHBA-së

Kendis Miller, kongresiste nga Miçigani e cila kryeson me grupin për miqësi me Maqedoninë në Kongres, paralajmëroi se do të tërhiqet nga Kongresi në fund të mandatit aktual. Miller, kandidate e Partisë republikane e cila përfaqëson një pjesë të Detroitit ku jeton një numër i konsiderueshëm i komunitetit maqedonas, për herë të parë u zgjodh në Kongres në vitin 2002. “Planifikoj ta përfundoj mandatin aktual më së miri që mundem, por gjatë fundit të tij kam kaluar 14­ vjet në Uashington. Është koha të kthehem në shtëpi”, deklaroi Miller. Zgjedhjet janë caktuar për në nëntor të vitit 2016. Miller është gruaja e parë e cila kryeson me komisionin në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit, me çka është pjesë e udhëheqësisë së Partisë republikane. Nga pozita e saj si kryesuese me Komisionin administrativ edhe në punën e Kongresit, Miller ishte mbështetëse e vazhdueshme e Republikës së Maqedonisë. Në grupin për miqësi, me të cilin kryeson Miller, anëtarë janë 20­-të Kongresist të cilët vijnë nga njësitë zgjedhore në të cilat ka bashkësi më të mëdha maqedonase ose janë mbështetës të Maqedonisë dhe anëtarësimit të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button