Pendarovski: Qeveria frikësohet të dorëhiqet, humbja e pushtetit do të thotë burg

“Maqedonia është para një sfide shumë të madhe”, deklaroi Stevo Pendarovski gjatë një tribune në Strumic.

“Qeveria nuk dëshiron të jap dorëheqje  për shkak se nuk kanë fytyrë. E dinë se humbja e puhstetit do të thotë burg për ata. Krejt makineria qeveritarë është orientuar që ta dënoj liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, por kjo nuk do tu shkojë për dore”, deklaroi Pendarovski.

Pendarovski tha se Maqedonia nuk ka institucione, Prokuroria është hyzmiqar i qeverisë ndërsa gjykatat janë në shërbim të dy njerëzve.

Pedarovski thotë se zgjidhja e krizës në Maqedoni mund të jetë vetëm politike. Sipas tij për 3 deri në 6 muaj duhet të ketë qeveri teknike e cila do të përgatis terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të lira parlamentare.

“Të gjithë faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë në këto momente e përkrahin opozitën , jo për shkak se e duan, por për shkak se argumentet i kemi të drejta”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button