Shënohet përvjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe

Lidhja e arsimtarëve shqiptarë në bashkëpunim me Komunën e Çairit sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë “Sfidat e arsimit në gjuhën shqipe”.

Tryezën do ta hap kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ndërsa do të marrin pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi si dhe panelistë nga Shqipëria dhe Kosova. Tryeza ka për synim që me rastin e përvjetorit të madh të kulturës shqiptare, 7 Marsi­ Dita së hapjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe apo Dita e Mësuesit sikurse është e njohur në kujtesën tonë kolektive, të kujtohet e kaluara e arsimit shqip, të debatojmë për sfidat e kohës dhe ato të ardhshmet që i ka arsimi në gjuhen shqipe në këto kohëra sfiduese, dinamike, kur perspektivat e një kombi apo edhe të individit janë të lidhura ngushtë me shkallen dhe cilësinë e shkollimit. Tema të përshtatshme në Tryezë për debat janë paraparë: Arsimi shqip nga Korça deri ne ditët e sotshme ­ trashëgimia jonë krenare, Arsimi shqip përballë nevojës për integrim në kuadër të tërësisë kulturore shqiptare, integrimeve evropiane dhe globalizimit ­ ku jemi ?, Diploma apo Dija – A mund të ndryshojmë paradigmën ?, Cilësia dhe modernizimi i arsimit­ a po vonohemi?, Sistemi arsimor dhe sfidat e të ardhmes, – kapaciteti institucional për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në dije. Në tryezë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga sfera e arsimit universitar, parauniversitar, menaxhues te arsimit, të mediave si dhe një grup studentësh të USHT-­së dhe të UEJL­së.

Lajme të ngjashme

Back to top button