Baer: Jemi të shqetësuar për ndikimin e qeverisë në media dhe në gjyqësi

Ambasadori amerikan në OSBE Daniel Baer shprehu shqetësim nga ngjarjet politike në Maqedoni.

“Vërejmë se ka pohime serioze të cilat e venë pikëpyetje  pavarësinë e mediave në Maqedoni, gjyqësinë dhe respektimin e të drejtave themelore demokratike të cilat Qeveria është e obliguar t’i mbrojë. Jemi të shqetësuar nga ndikimi i Qeverisë ndaj mbulimit medial të situatës aktuale dhe se kjo mund ta pengojë debatin për çështje nga interesi publik. Karakteri i këtyre çështjeve kërkon kujdes urgjent nga autoritet e Maqedonisë ­ qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak” deklaroi Baer në deklaratën e cila u publikua edhe në tuiter profilin e misionit amerikan. Në deklaratën e tij shtohet se liderët politikë në Maqedoni nga të gjitha anët munden të kërkojnë këshillë dhe mbështetje nga misioni i OSBE­së

Lajme të ngjashme

Back to top button